Trajneri i Izraelit, Herzog: Jemi vendas, duhet t’i imponojmë Shqipërisë lojën tonë

E publikuar: 14/10/2018 02:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Izraelit, Andreas Herzog, e ka të qartë se skuadrën e tij e pret një ndeshje krejt tjetër nga ajo e pak ditëve më parë me Skocinë, të cilët vendasit e fituan 2-1 me përmbysje.

Tekniku austriak premton që do të jetë Izraeli imponues ndaj Shqipërisë në Ligën e Kombeve.

“Shqipëria luan ndryshe nga Skocia, ka një cilësi tjetër lojtarësh, edhe në fazën ofensive. Por, dua që të jemi ne ata që ndikojnë ritmin. Ne jemi skuadra vendase, duhet të japim të paktën 20 për qind më shumë”.

“Çelësi i çdo ndeshje është të shmangim gabimet në qendër dhe të mos shtyjmë askënd në zonë kur po niset jashtë pasi mund të jetë penallti”.

Në shtator Shqipëria fitoi minimalisht në “Elbasan Arena”, në takimin e parë të Ligës së Kombeve, por Hercog nuk dëshiron të bëjë krahasime mes dy sfidave.

“Ndryshimi në krahasim me ndeshjen e parë është i madh, pasi luajmë në shtëpi. Plus tani kemi më shumë stërvitje e ndeshje pas krahëve”.

“Është më e lehtë kur njeh lojtarët dhe ata trajnerin. E rëndësishme është të vazhdojmë me të njëjtin ritëm që nga minuta e parë”, ka shtuar për fund Hercog. /SuperSport/