Trajneri i Bashkimit, Milovic: Ekipi më i mirë fitoi

E publikuar: 19/10/2017 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkimi ka pësuar humbje në kuadër të xhiros së parë të sezonit të ri të Ligës Ballkanike.

Blokotehnas kanë triumfuar para shikuesve të vetë në Gjevgjeli kundër prizrenasve me rezultat 93-71.

Pas takimit ka folur trajneri i portokallezinjve, Predrag Milovic, i cili ka pohuar se ekipi më i mirë ka triumfuar me meritë.

“Ekipi më i mirë fitoi. Pak a shumë ndeshja u vendos herët, kur vendasit luajtën shumë mirë në fillim të takimit. Ekipi im i rivalizoi ata, por në çerekun e parë dhe pesë minutat e fundit, ata e krijuan gjithë avantazhin”.

“Ekipit tim i uroj paraqitjen për 25 minuta të ndeshjes, ndërsa rivalit ×toren. Përgatitjeti kemi nisur vonë dhe kjo po ndikon,” ka thënë Milovic pas ndeshjes, transmeton faqja zyrtare e BIBL sot.

Adrian Motley u dallua më së shumti te Bashkimi me 20 pikë e 11 kërcime, ndërsa Samir Zekiqi me 14 pikë të tjera.

Në anën tjetër, Danilo Mijatovic shkëlqeu me 27 pikë e 5 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Dwayne Benjamin me 20 dhe Michael Mallory me 19 pikë.

Theksojmë se “Arpagjik’t” xhiron e radhës do të jenë mysafirë të Tiranës. /Telegrafi/