Trajneri Bylbyl Sokoli thotë se Belgjika ka yjet të mëdha, por ende dyshon tek trajneri

E publikuar: 19/06/2018 04:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bylbyl Sokoli, trajner dhe analist në emisionin ‘Dueli i Botërorit’ në RTV Dukagjini, ka vlerësuar lartë Belgjikë.

Por trajneri Sokoli ende ka dyshimi mbi trajneri Roberto Martinez që udhëheq këtë kombëtare.

“Ndeshja më bindëse në aspektin teknik dhe taktik. Ka qenë më bindëse se Rusia”.

“Belgjika ka bindur me raste, me pasime, ku shkëlqyen Lukaku, Hazard e De Bruyne. Gjithçka ka qenë perfekt”

“Belgjika ka potencial. Por duhet të them se edhe ekipi kundërshtar ka qenë i dobët”.

“Unë vazhdoj të besoj që trajneri nuk është i duhur, dhe nuk arrin të mbajë disiplinën, që nga ai start i Januzajt në stërvitje”

“Mbetet të shihet në ndeshje më të mëdha se çfarë do të tregojë Belgjika”, ka thënë Sokoli.

Lartë e ka vlerësuar Belgjikën edhe Ismet Munishi, ndërsa fjalë të mira kishte edhe për Kevin De Bruynen i cili luajti para mbrojtjes. /Telegrafi/