Trajnerët që mund të zëvendësojnë Lopeteguin te Reali në rast të shkarkimit

E publikuar: 22/10/2018 14:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas rezultateve të dobëta në fillim të sezonit nga Real Madridi, Julen Lopetegui rrezikon seriozisht të shkarkohet nga detyra e trajnerit të Los Blancos.

Të mërkurën skuadra spanjolle luan ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, ndërsa në vikend kundër Barcelonës.

Tifozët duan shkarkimin e tij, disa prej tyre shkojnë aq larg sa që preferojnë që ai të largohet edhe para El Clasicos.

Santiago Solari (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Sipas Marcas trajneri i Real Madrid Castillas (skuadrës së rinjve), Santiago Solari, është favorit për të zëvendësuar ish-trajnerin e Përfaqësueses së Spanjës.

Pas tij vjen Antonio Conte, por edhe trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez.

Antonio Conte është i papunë dhe është dëshira e shumë tifozëve (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Në listën e Los Blancos është edhe legjenda e klubit Guti, ndërsa nuk përjashtohet edhe Arsene Wenger.

Emra tjerë janë edhe Joachim Low, Michael Laudrup dhe Mauricio Pochettino, por normalisht këtë të fundit janë më pak favorit. /Telegrafi/