Trajkoviqi kallëzim penal ndaj Vuçiqit e Gjuriqit

E publikuar: 14/05/2019 22:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane për Kosovën, Rada Trajkoviq, ka ngre kallëzim penal ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe drejtorit të ashtuquajturës Zyrë në Qeverinë e Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq.

Siç raporton FoNet, në kallëzimin penal thuhet se Vuçiqi dhe Gjuriqi kanë kryer vepër penale të rrezikimit të sigurisë, kurse Gjuriqi edhe veprën penale “shkelje e fshehtësisë së procedurës”.

Vuçiqi thuhet aty, ka deklaruar se “historia e bashkimit të veriut dhe jugut të Mitrovicës është edhe një përpjekje e shqiptarëve për të hyrë në veri të ‘krahinës’ dhe të sundojnë me veriun e Kosovës, për çfarë po i ndihmon edhe Rada Trajkoviq me dëshminë e saj për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Kujtojmë se Trajkoviq, disa herë kishte thënë se ishte pikërisht Vuçiqi ai i cili po pengon hetimin për vrasjen e Ivanoviqit, transmeton Koha.net.