Tragjike/ Për një foto të Messit agjentët kinezë e torturojnë për vdekje

E publikuar: 11/08/2017 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aktivist veteran për demokracinë në Hong Kong tha se u rrëmbye, u rrah dhe u torturua nga agjentë kinezë, pasi tentoi të kontaktonte me Liu Xia, vejushën e fituesit të çmimit Nobel për Paqen, Liu Xiaobo.

Javë më parë, aktivisti Howard Lam tha se kishte marrë një foto të Lionel Messit të autografuar dhe do t’ia dhuronte vejushës Liu, si një shenjë ngushëllimi. Burri i saj, Liu Xiaobo ndërroi jetë në korrik dhe ishte një fans i madh i Messit.

Por vejusha Liu, e cila besohet se është nën arrest shtëpie, ruhet nga afër nga shërbimet e sigurisë kineze dhe përpjekja e Howard Lam ishte e destinuar të dështonte. Lam tha se kishte marrë telefonata nga miq, por edhe kërcënuese, që e paralajmëronin të mos kontaktonte me vejushën Liu Xia.

Por Howard Lam këmbënguli dhe të enjten u rrëmbye nga agjentët kineze në zonën Mongkok. Aktivisti tha se agjentët e vunë në gjumë me një kimikat dhe kur u zgjua e rrahën rëndë ndërsa e kërcënonin.

Madje përdorën edhe një kapëse letrash për t’i lënë shenja në formë kryqi në këmbë. Lam tregoi se humbi ndjenjat nga torturat dhe u zgjua në një plazh në lindje të Hong Kongut, nga ku shkoi në shtëpi.

Policia në Hong Kong ka nisur hetimet, ndërsa ekspertët thonë se mesazhi i rrëmbimit është mjaft i qartë për ata në Hong Kong, të cilët duan të sfidojnë Pekinin.

 

Image