Tragjike: Dyert e oborrit mbysin një 5 vjeçar në Prizren

E publikuar: 16/06/2020 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një fëmijë 5 vjeçar nga fshati Kushnin i Prizrenit ka vdekur sot në QKUK, ku po trajtohej pas lëndimeve që kishte marrë tri javë më parë.

Përkatësisht, 5 vjeçari më 27 maj 2020 ishte lënduar në dyert e oborrit të tij në fshatin e lindjes.

Po atë ditë, ai ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pa vetëdije dhe me lëndime të rënda trupore, mirëpo për shkak të gjendjes shëndetësore është transferuar për në QKUK.

Reporteri.net merr vesh se policia nuk ka qenë e informuar fare për ngjarjen nga mjekët kujdestarë të Spitalit Rajonal të Prizrenit më datën 27 kur ka ndodhur ngjarja. Për rastin policia është informuar sot nga QKUK.