Tragjedi në Mesdhe, fundoset barka me emigrantë, 50 të vdekur

E publikuar: 10/05/2019 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në brigjet e Detit Mesdhe, ku një varkë e mbushur me emigrantë është përmbysur dhe për rrjedhojë afër 50 vetë kanë humbur jetën. Emigrantët kanë rënë në ujë pranë brigjeve të Tunizisë,transmeton syri.net.

Organizata Ndërkombëtare e Imigrantëve e Kombeve të Bashkuara tha se së paku 50 njerëz kanë vdekur në këtë incident dhe 16 të tjerë kanë mbijetuar, raporton “Guardian”. Mediet shtetërore të Tunizisë raportuan se 70 imigrantë janë fundosur rreth 74 kilometra nga qyteti Sfax, i cili ndodhet në jug të kryeqytetit Tunis.