Trafik i madh droge në aksin Shqipëri-Holandë-Itali, një ton i sekuestruar e 14 arrestime

E publikuar: 16/11/2017 10:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një operacion i madh i policisë së Firences i përfunduar sot në mëngjes herët ka sjellë shkatërrimin e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës. Operacioni i policisë italiane është ndihmuar edhe nga policia e Holandës, prej nga droga vinte në Itali. Dyshohet se pika e nisjes së drogës ishte Shqipëria, me destinacion Italinë, duke kaluar nga Holanda. Përfituesit e parave i riinvestonin, duke rritur edhe xhiron e prostitucionit.

Në përfundim të operacionit të përbashkët kanë përfunduar në pranga 14 persona, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve të ndaluara, ndërkohë që është sekuestruar një ton drogë. Për momentin nuk dihen shumë detaje nga operacioni, në pritje të njoftimit zyrtar të tyre nga policia.