Trafik droge me vlerë 2 milionë euro, mes të arrestuarve 9 shqiptarë

E publikuar: 20/09/2017 09:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia italiane e qytetit të Milanos ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një operacion antidrogë e cili ka çuar në arrestimin e 10 personave; 9 shtetas shqiptarë e 1 italian.

Arrestimet janë kryer në provincat e Legnanos, Torino e Varese.

Të arrestuait janë të moshës nga 22 në 54 vjec e janë të akuzuar për trafik droge të tipit marijuanë , kokainë e heroinë.
Hetimet kanë zgjatur rreth 8 muaj gjatë të cilëve është sekuestruar dhe një libër kontabël në të cilin regjistroheshin sasitë e hyrje daljes së drogës.

Analizimi i këtij libri kontabël nga autoritetet italiane ka vërtetuar se përgjatë 8 muajve që ka zgjatur hetimi ky grup trafikantësh ka përfituar rreth 2 milionë euro nga shitja e drogës.