TP-Link Deco M4 është një Wi-Fi Mesh buxhetor

E publikuar: 01/04/2019 18:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

TP-Link do të zgjerojë linjën e sistemeve Wi-Fi Mesh me modelin e ri Deco M4. Për 180 dollarë përdoruesit do të marrin një pako me tre hube cilindrike në ngjyrë të bardhë që mund të mbulojnë me sinjal wireless 510 metra katrorë.

Natyrisht sa më shumë prej këtyre hubeve të keni, aq më i mirë mbulimi me sinjal Wi-Fi.

Përveç se është më i lirë sesa Amazon Eero, dhe produktet e Samsung e Google, oferta e TP-Link gjithashtu është më e lehtë për tu përdorur.

Duke pasur në konsideratë se produkti mund të tërheqë shumë amatorë, kompania premton se konfigurimi mund të kryhet thjeshtë dhe lehtë me aplikacionin Deco për iOS dhe Android.

Sistemi gjithashtu konfigurohet automatikisht në rast se një prej nyjave Deco shkëputet duke ju siguruar akses të pandërprerë në internet.

Kostoja e ulët do të thotë se nuk ka disa funksione të avancuara ofruar nga rivalët si Samsung SmartThings. Ky sistem 248 dollarë vjen me optimizim rrjeti bazuar në inteligjencën artificiale.

TP-Link Deco M4 është në shitje nga ky moment në dyqanet online të Amazon dhe distributorëve të tjerë madhorë. /PCWorld Albanian