Tovërlani: Do të jetë një sezon rivalizues

E publikuar: 18/08/2018 11:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kampionati i Kosovës në futboll, IPKO Superliga, fillon pasditen e të shtunës.

Janë rikthyer me sezonin edhe ethet e futbolldashësve dhe vet pjesëmarrësve në kampionat.

Ai që mori drejtimin e Ferizajit, Afrim Tovërlani, një emër me shumë përvojë dhe trofe në futbollin kosovar.

Tovërlani për Blic ka thënë se pret një kampionat shumë konkurrues.

“Fillimi i fazës përgatitore me kohë dhe përforcimet e duhura janë shenjë se ekipet e kanë marrë seriozisht edicionin e ri të elitës së futbollit kosovar”.

“Personalisht mendoj se do të jetë kampionat i fortë dhe tejet rivalizues”, u shpreh Tovërlani.

Ferizaji i e fillon aventurën në udhëtim te Flamurtari të dielën nga ora 16:45. /Telegrafi/