Tour de France, Froome dominon në etapën e 18, “prek” titullin

E publikuar: 21/07/2016 18:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chris Froome zgjat duart drejt Turit të Francës. Çiklisti britanik i skuadrës Sky, fitoi etapën e kronometrit individual e gjatë 17 km nga Sallanches në Megeve, duke firmosur praktikisht suksesin edhe në këtë edicion të garës më të famshme çiklistike të planetit. Tre etapa nga fundi, Froome vendosi diktatin mes rivalëve, duke e lënë me 1 minutë e 25 sekonda Bauke Mollema, i cili tashmë duhet të bëjë një mrekulli për të zgjeruar diferencën prej rreth 4 minutash nga britaniku. Ndërkohë, Adam Yates rrëshket në vendin e tretë me 4 minuta e 16 sekonda, ndërsa Nairo Quintana ngre flamurin e bardhë duke u dorëzuar edhe këtë vit.

Kjo ishte fitorja e dytë e kapitenit të skuadrës Sky në këtë Tour de France, ndërsa treshen e parë të etapës së 18 e kompletuan holandezi Tom Dumoulin me 33 sekonda më shumë dhe italiani Fabio Aru. Në etepën e 19, e gjatë 146 km, çiklistët do të përshkojnë itenerarin Albertville-Saint Gervais me finish në Malin e Bardhë. Gjithsesi, Froome nuk parashikohet të hasë asnjë problem pasi momentalisht ai është një nga çiklistet më të fortë të etapave malore, duke treguar superioritetin edhe gjatë këtij sezoni.