Tottenhami me pesë mungesa të rëndësishme ndaj Interit

E publikuar: 18/09/2018 02:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tottenham Hotspur do të ketë shumë mungesa të mëdha në ndeshjen ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.

Skuadra londineze është mysafire e Nerazzurrëve në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve.

Ky takim është paraparë të zhvillohet të martën mbrëma nga ora 18:55 në Giuseppe Meazza.

Megjithatë, ky udhëtim i vështirë nuk vjen në kohën më të mirë për Spurs.

Kjo pasi ekipi nga White Hart Lane do të ketë shumë mungesa të rëndësishme ndaj Interit.

Ekipi i drejtuar nga Mauricio Pochettino do të jetë pa pesë nga lojtarët kryesor të tyre.

Portieri Hugo Lloris, ylli anglez Dele Alli dhe Moussa Sissoko nuk kanë qenë të gatshëm për selektim.

Edhe mbrojtësi belg Toby Alderwiereld dhe angleze Kieran Trippier gjithashtu nuk kanë udhëtuar në Milano për ndeshjen e së martës. /Telegrafi/