Tottenhami fiton me lehtësi ndaj Manchester United

E publikuar: 04/10/2020 20:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tottenhami ka triumfuar me lehtësi të madhe ndaj Manchester United në ndeshjen mes tyre të zhvilluar të dielën në kuadër të xhiros së katërt të Premier Ligës angleze, raporton KosovaPress.

Ndeshja tregoi që në minutat e para se do të prodhojë shumë gola dhe pas vetëm shtatë minutave u realizuan tre gola.

Bruno Fernandez kaloi “Djajtë e Kuq” në epërsi pas vetëm dy minutave nga pika e bardhë, por mysafirët u kundërpërgjigjën shpejtë me dy golat e realizuar nga dyshja Tanguy Ndombele dhe Son.

Në minutën e 28’ Martial u ndëshkua me karton të kuq dhe kjo ia mundësoi Tottenhami që të realizojë edhe dy gola në pjesën e parë derisa realizues ishin Kane dhe Son.

Në pjesën e dytë skuadra e Jose Mourinhos realizoi edhe dy gola të tjerë përmes Aurier dhe Kane duke e betonuar rezultatin final 1-6.

United ka vetëm tre pikë pas katër ndeshjeve, kurse Tottenhami ka mbledhur gjithsejtë shtatë pikë.