Tottenhami barazon me Barcelonën dhe kalon në mesin e 16 më të mirave të Evropës

E publikuar: 12/12/2018 07:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona dhe Tottenham kanë barazuar 1-1 duke ia mundësuar anglezëve të kalojnë tutje.

Barcelona edhe pse e nisi ndeshjen me shumë lojtarë të formacionit të dytë,  tregoi lojë të mirë ndaj Tottenhamit.

Ndeshja nis me gol për Barcelonën kur Ousmane Dembele vodhi një dhe nga gjysma e fushës vrapo duke i kaluar edhe dy mbrojtës për të shënuar në portën e Hugo Lloris për 1-0.

Ky gol i zuri në befasi anglezët që nuk arritën të këndellën deri në fund të pjesës së parë.

(Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Heung-Min Son rrezikoi për Tottenhamin, kur gjuajti bukur por Jasper Cillessen e zotëroi topin.

Barcelona ka mundur të shkojë në epërsi me dy gola në pushim, por një herë Ivan Rakitic, e pastaj Philippe Coutinho, nuk kishin fat.

Goditja e brazilianit qëlloi shtyllën.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Tottenhamin që radhitën disa raste para portës së Cillesen.

Harry Kane . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Në minutën e 48-të, Christian Eriksen gjuajti bukur, por Jasper Cillessen mbron.

Pas tre minutash Harry Kane ishte i vetëm me portier por gjuajti mbi portë.

Barcelona u kundërpërgjigj me Philippe Coutinhon, që gjuajti bukur, por që shkoi jashtë. Pas tij Barcelona rrezikoi me Dembelen përsëri, por pa sukses,

Në mintuën e 63-të edhe Lionel Messi u fut në lojë.

Minutat 71 dhe 76 ishin për portierin Cillesen i cili priti dy gjuajtje të bukura të Eriksen dhe Lucas.

Por ai u dorëzua në minutën e 85-të kur Lucas shënoi për 1-1.

Festa e Lucas Moura . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Deri në fund nuk kishte gola dhe Tottenham si i dyti kaloi tutje, pas Barcelonës. /Telegrafi/