Tottenham do rikthejë fokusin tek Skriniar, pas marrëveshjes me Vinicius

E publikuar: 02/10/2020 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Londinezët, Tottenham Hotspur kanë qenë të zënë këtë merkato ku kanë arritur të transferojnë lojtarë si Gareth Bale, Sergio Reguilon, Pierre-Emile Hojbjerg, Joe Hart, Matt Doherty dhe së fundi Carlos Vinicius, ku edhe pas këtyre transfereve të reja, tekniku i Tottenham, Mourinho pritet që ta zbarkojë në “White Hart Lane” mbrojtësin e klubit italian Inter, Milan Skriniar.

Tottenham pritet të kthejë fokusin nga Skriniar, ku pritet të bëhet një ofertë e re këtë vikend, menjëherë pas kompletimit të marrëveshjes me Benfican për transferimin e sulmuesit Carlos Vinicius.

Thuhet se Mourinho që nga koha kur ishte trajner i Manchester United, është fans i flaktë i Skriniar, dhe spekulohet që e dëshiron mbrojtësin në Tottenham me ngulmë.

Inter e vlerëson Skriniar rreth 50 milionë euro, shumë e cila është pak e lartë për klubin e Tottenham, por që nuk do e ndalojë Mourinhon që të shpresoj se një marrëveshje do arrihet mes dy klubeve.