Tortat më bizare për festimin ardhjes në jetë të fëmijës (Foto)

E publikuar: 21/02/2018 20:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prindërit që prisnin lindjen e fëmijës, postuan imazhet e tortave bizare, që janë sa qesharake aq edhe eksplicite.

Derisa njëra ka një bebe që del prej një trekëndëshit me luleshtrydhe, një tjetër ka formën e spermatozoidit, transmeton Telegrafi.

E tëra filloi në Twitter, kur një nënë postoi imazhin e tortës ku pyetet për gjininë që do këtë fëmija. Nuk ka vonuar shumë dhe numri i postimeve është rritur në masë të madhe.

“Urime që ia dolët ta bëni këtë fëmijë, me anë të organeve tuaja gjenitale”, është mbishkrimi i çuditshëm, në ëmbëlsirën që do shërbehej në një aheng familjar.

Disa prej kreacioneve janë të këndshme, por ka edhe mjaft të frikshme, me imitimet që ngjajnë me bebet sikur të jenë në tavolinën e maternitetit. /Telegrafi/