Torta që ngjanë me nusen, kapë vlerën e rreth një milion dollarëve (Video)

E publikuar: 12/02/2018 18:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Debbie Wingham nga Londra dhe ekipi i saj, kanë krijuar një tortë të gjatë një metër e gjysmë, që ngjanë si një nuse.

Ëmbëlsira që ka katër diamante tre karatësh – secili në vlerë të 15 mijë dollarëve – ka edhe njëmijë imitime perlash dhe pesëmijë lule të prera me dorë, duke bërë që vlera e saj të arrijë një milion dollarë, transmeton Telegrafi.

Ky punim, për të cilin thuhet se ka thyer rekord, do të prezantohet në një panair dasmash në Dubai.

Prej fillimit deri në prekjet e fundit, ekipit i janë dashur dhjetë ditë, ndërsa për ta lëvizur atë është nevojitur angazhimi i gjashtë personave, sepse peshon rreth 100 kilogramë. /Telegrafi/