Torres rikthehet në Angli, bashkohet sërish me Benitezin

E publikuar: 17/11/2017 13:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fernando Torres pritet të largohet nga Atletico Madrid gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi i famshëm spanjoll është në vitin e fundit të kontratës dhe gjatë janarit pritet të zgjedhë përfundimisht këtë çështje.

Sipas medieve spanjolle dy palët pritën ta ndërpresin kontratën me marrëveshje dhe Torres do të mbetet lojtar i lirë.

Por ish-reprezentuesi spanjoll nuk pritet të mbetet gjatë pa klub, pasi e ardhmja e tij do të jetë sërish në Angli.

Torres dhe Benitez kanë punuar së bashku te Liverpool

33-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë për një vit e gjysmë me Newcastlen dhe ta ndihmojë skuadrën t’i arrijë objektivat në Ligën Premier.

Në fakt në janar do të ndodhë një ribashkim mes Fernando Torres dhe trajnerit Rafa Benitez që së bashku ishin edhe në Liverpool.

Torres po detyrohet të largohet nga Atletico Madrid pas hapësirave të vogla që kishte këtë edicion.

Por me ardhjen e Diego Costas i cili fillon të luaj nga muaji janar, atëherë gjasat që Torres të luaj do të jenë edhe më të vogla. /Telegrafi/