Toronto vazhdon dominimin, Butler me treshe vendimtare rikthen Philadelphian te fitoret

E publikuar: 26/11/2018 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Toronto Raptors ka vazhduar dominimin në NBA pasi ka marrë edhe fitoren e pestë radhazi dhe të 17 në total.

Skuadra kanadeze para adhuruesve të vet ka mposhtur lehtësisht Miami Heat me rezultat 125:115.

Kawhi Leonard ishte fantastik në këtë takim me 29 pikë të shënuara, 10 kërcime e dy asistime.

Lojë të mirë tregoi edhe Siakam me 21 pikë si dhe qendra Valanciunas me ‘Double-double’ prej 17 pikëve e 10 kërcimeve.

Richardson me 19 pikë dhe Adebayo me 16 të tjera ishin koshashënusit kryesor tek Heat, por që nuk mjaftuan për fitore.

Toronto vazhdon kryesimin në Lindje me 17 fitore dhe katër disfata.

Tek fitoret është rikthyer edhe Philadelphia 76ers që ka mposhtur Brooklyn Nets me rezultat të ngushtë 127:125.

Në fakt ka qenë Jimmy Butler hero i Philas në këtë takim me një tre pikësh vendimtar dy seconda para fundit të ndeshjes.

Butler ishte koshashënuesi më i mirë i Philas me 34 pikë e 12 kërcime.

Paraqitje fantastike pati edhe qendra Joel Embiid me 31 pikë e 12 kërcime.

Tek Brooklyn shkëlqyen dy fundorët Russell me 38 pikë e Dinwiddie me 31 të tjera por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/

Rezultatet:

Philadelphia 76ers – Brooklyn Nets 127:125

Toronto Raptors – Miami Heat 125:115

LA Lakers – Orlando Magic 104:108

LA Clippers – Portlabd Trail Blazers 104:100

Utah Jazz – Sacramento Kings 133:112

Charlotte Hornets – Atlanta Hawks 123:124

New York Knicks – Memphis Grizzlies 103:98

Detroit Pistons – Phoenix Suns 118:107