Tornadoja që lëvizte me 180 kilometra në orë, shkatërroi depon brenda sekondave (Video)

E publikuar: 12/12/2017 20:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Punonjësit që ndodheshin në një depo në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, kanë ikur me shpejtësi në përpjekjen që të shpëtojnë nga tornadoja e fuqishme.

Erërat që kanë lëvizur me shpejtësi deri në 180 kilometra në orë, e kanë shkatërruar objektin brenda disa sekondave, transmeton Telegrafi.

Megjithëse përjetuan momente të frikshme, asnjëri prej të pranishmëve nuk u lëndua meqë u strehuan në një hapësirë të sigurt.

Videoja e postuar më poshtë tregon lëvizjen e tornados, që rrëzoi me lehtësi edhe makinën e rëndë që bartë mallra. /Telegrafi/