Torino kërkon të “blindojë” Glik

E publikuar: 19/06/2015 22:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtuesit e Torinos dëshirojnë të “blindojnë” Kamil Glik.

Kapiteni i klubit granata pëlqehet nga disa skuadra si Wolfsburg, Manchester City dhe Tottenham, por italianët nuk kanë ndërmend të privohen nga shërbimet e tij, të paktën jo për një ofertë më të ulët se 15 mln Euro. Ndërkohë Torino ka gati rinovimin për polakun, që i ofron kontratë deri në vitin 2019 dhe pagë prej 1 mln Eurosh në sezon.