Torino, Cairo i kërkon falje De Biasit: Nuk duhej ta largoja (Video)

E publikuar: 02/09/2015 13:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo rrëfehet në një intervistë për të përditshmen Tuttosport, ku analizon ecurinë e tij në krye të presidencës gjatë 10 viteve në krye të këtij klubi. Mes të tjerave, Cairo ndalet gjatë edhe në kohën kur Gianni De Biasi ishte trajner i skuadrës. Pa lojëra fjalësh, Cairo e pranon se gaboi rëndë me largimin e trajnerit që aktualisht drejton Kombëtraren Shqiptare, madje ai shkon edhe më tej duke i kërkuar falje për veprimin e tij.

“Unë jam një njeri i ndershëm. Si botues kam hedhur në treg tre revista të cilat janë ndër më të shiturat në treg. Si president i Torinos kur sapo kisha mbushur 9 muaj e 9 ditë arrita ta ngjisja skuadrën në Serie A. Në atë kohë mendoja se kisha aftësi të jashtëzakonshme që nuk me lejonin të falimentoja në vendimet e mija. Mendoja se isha mbreti Mida dhe nisa të bëja gjëra të pamenduara si psh. shkarkimin e trajnerit De Biasi përpara se kampionati të fillonte. De Biasin e riktheva, e largova dhe e rimora sërish prandaj përfitoj nga kjo intervistë për t’i kërkuar falje. Mendoja se kuptoja gjithçka nga futbolli por kisha dalë nga kontrolli sepse futbolli është një fushë shumë e vështirë”.

Një rrëfim që shkon si një mesazh për trajnerin e Kombëtares Shqiptare në prag të një sfide delikate si ajo e Danimarkës. Puna që po bën trajneri italian me kuqezinjtë është treguesi më i qartë se 59-vjeçari mbetet një emër i vlerësuar në vendlindjen e tij ku ka punuar për shumë vite edhe me Carpin, Modenan, Brescian dhe Udinesen.

Video Player

00:00