Top-10 aksionet e mbrëmjes në NBA

E publikuar: 13/11/2018 13:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë janë zhvilluar nëntë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Një prej ndeshjeve derbi është zhvilluar në palestrën sportive të Chicagos, ku Bullsat pësuan humbje prej Dallas Mavericks me rezultat 103-98.

Në top 10 aksionet e mbrëmjes në NBA është përfshirë edhe aksioni i basketbollistit të ‘demave’, Jabari Parker, i cili kaloi të gjithë lojtarët kundërshtar dhe realizoi pikë të bukura.

Gjithashtu edhe Zach LaVine, i cili ishte basketbollisti më efikas te Chicago, është në mesin e veprimeve më të mira të mbrëmjes, kur vodhi një top nga kundërshtari dhe realizoi pikë pas ngulitjes së topit.

Nuk mungon në këtë renditje edhe Paul George i Oklahoma City Thunders, të cilën e realizoi në fitoren kundër Phoenix Suns.

Po ashtu nga kjo ndeshje edhe ka dal aksioni i mbrëmjes, kur basketbollistët e Thundersave e realizuan një ‘Alley-opp’ duke goditur topin për tabele.

Më poshtë mund t’i shikoni aksionet e mbrëmjes së kaluar në NBA. /Telegrafi/