Tony Blair rikthehet në politikë për ta luftuar “Brexit”

E publikuar: 01/05/2017 11:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka njoftuar se po rikthehet në politikë për ta luftuar daljen e Britanisë nga BE-ja, apo Brexit, duke thënë se e di se do të kritikohet ashpër për këtë.
Por, Blair tha se nuk do të garojë në zgjedhjet e përgjithshme të 8 qershorit, transmeton Express.

Blair ka thënë për gazetën Daily Mirror se dëshiron të flasë dhe ta shtrijë ndikimin e vet në politikë teksa Britania negocion për t’u larguar nga Bashkimi Evropian.

Gjashtëdhjetë e tre vjeçari, i cili i fitoi zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1997 me rezultat bindes dhe mandatet e shumat të të cilit u dominuan nga lufta në Irak, ka thënë se e di se do të përballet me kritika të ashpra për rikthim në politike.

“Brexiti më ka dhënë një motivim të drejtpërdrejt për t’u përfshirë më shumë në politikë,” ka thënë Blair për Mirror.

Ai e ka pranuar se do t’i duhet t’i zhysë duart dhe se do ta bëjë një gjë të tillë.

“Duhet t’i zhysësh duart dhe do ta bëj,” ka thënë ai./Express/