Tomë Gashi: VV-së duhet t’i jepet mundësia për qeverisje

E publikuar: 31/03/2016 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati Tomë Gashi, ka thënë se Vetëvendosjes duhet t’i jepet mundësia për qeverisje, pasi siç është shprehur ai, VV-ja akoma nuk e ka provuar një detyrë të tillë.

“Në mometntin që vijnë zgjedhjet, VV-së duhet t’i jepet rasti, në mënyrë që të shihet se a janë edhe këta lakmitarë, apo ia duan të mirën Kosovës”, ka thënë ai në “Zona në debat” të klan kosovës.

Gashi ka vlerësuar se burrat i prishë lakmia, duke aluduar kështu në politikanët të cilët kanë qenë në qeverisje.

“Burrat e mirë i prishë lakmia”, ka thënë ai, duke theksuar sërish që VV-ja është e vetmja parti që nuk është provuar me pushtetin qendror.