Tomë Gashi kërkon hetim për vdekjen e shokut të qelisë së Astrit Deharit

E publikuar: 14/05/2020 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se sot i është drejtuar Prokurorisë Speciale me një kërkesë për hetimin e vdekjes së Naser Makollit, i cili kishte qëndruar në një qeli me Astrit Deharin në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Faceboo, Gashi ka thënë se Prokuroria duhet të hapë hetime lidhur me ndërlidhjen eventuale të këtyre dy vdekjeve.

“Sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovë kam paraqitur kërkesë për hetimin e vdekjës së dyshimit -në rrethana të pasqaruara të Naser Makollit. Prokuroria duhet të hapë hetime lidhur me ndërlidhjen eventuale të këtyre dy vdekjeve në Burgjet e Kosovës”, ka shkruar Gashi.