Tomë Gashi: Blakajt mund t’i kenë sugjeruar shërbimet sekrete të besueshme të largohet nga Kosova (Video)

E publikuar: 19/09/2018 22:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas dorëheqjes së Elez Blakajt, avokati Tomë Gashi ka thënë se prokuroria kishte presion të publikonte aktakuzën për mashtrimet me listat e veteranëve.

Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se politika ka bërë presion të bëhet publike aktakuza për veteranët.

“Politika ka bërë presion të përshpejtohet dërgimi i aktakuzës në gjykatë, tri javë pasi u bë publike dorëheqja e prokurorit Elez Blakaj”.

Gashi tha se nuk beson që aktakuza e dërguar në prokurori është draftuar nga Elez Blakaj.

“Aktakuza e dërguar në prokurori nuk është draftuar nga prokurori Elez Blakaj. Blakaj do të ishte dashur të qëndroj këtu dhe të dalë në një konferencë për shtyp dhe të tregoj arsyet e dorëheqjes, por ai ka zgjedhur një rrugë tjetër”, tha ai.

Avokati i njohur thotë se Blakaj mund të ketë pasur sugjerime për t’u larguar nga Kosova nga shërbime sekrete të besueshme.

“Kur rrezikshmëria është e madhe, dikush dikujt i sugjeron dhe ai zgjedh rrugën për Amerikë. Sigurisht që të kishte shkuar në Turqi, Hashim Thaçi dhe të tjerët e kishin kthyer që nga disa e nesërme sepse dihen raportet mes tyre”, tha ndër të tjera Gashi./Telegrafi/