Toka “gëlltit” dy shtëpi për 60 sekonda (Video)

E publikuar: 16/07/2017 07:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një gropë e madhe rreth njëqind metra dhe e thellë rreth njëzet metra papritmas është hapur në tokë në afërsi të qytetit amerikan Tampa, duke “përbirë” dy shtëpi.

Zjarrfikësit, të cilët dolën në vendngjarje, thanë se gropa ishte hapur brenda një minute dhe në fillim kishte madhësinë e një pishine të vogël, shkruan Daily mail.

Pronarët e shtëpive, në momentin e aksidentit nuk ishin aty, ndërsa zjarrfikësit arritën të shpëtojnë dy qenë dhe disa gjëra me vlerë.

Njëmbëdhjetë shtëpi në rrethinë menjëherë janë evakuuar dhe ekspertët në terren kanë nisur vlerësimin e gjendjes.

Institucionet zyrtare thanë se ka arsye për brengosje, pasi që mund të vijë deri te bashkimi i gropës me liqenin që ndodhet në afërsi.