Toka atraktive në shitje, shumë prona në të gjithë territorin e Kosovës

06.06.2019 16:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Toka atraktive në shitje, shumë prona në të gjithë territorin e Kosovës

Privatizimi i tokave bujqësore në Kosovë është një mundësi fantastike që ju ofron kushte blerësve të  rinj të bëhen pronarë të tokave bujqësore në sipërfaqe të mëdha, me qasje në rrugë dhe tituj pronësorë të definuar.

AKP në shitjen e aseteve me likuidim SHAL 47 ka vendosur për  shitje një numër të madh të tokave bujqësore të përshtatshme për aktivitete komerciale bujqësore si dhe për blegtori në të gjitha rajonet e Kosovës.

Në komunën e Ferizajt, AKP ka shpallur shitjen e shumë parcelave me sipërfaqe prej mbi 5 hektarëve e deri tek sipërfaqet e vogla prej 6 ari, në Viti keni mundësi të blini parcela me sipërfaqe të vogla duke filluar prej parcelës me sipërfaqe prej 67 ari deri tek parcela me sipërfaqe prej 5 ari.

Për këtë shitje në komunën e Skenderajt AKP ka vendosur për shitje tetë (8) parcela të tokave kryesisht bujqësore me sipërfaqe të ndryshme për t’ju përshtatur edhe kërkesave të blerësve. Këtu për shitje janë parcelat me sipërfaqe duke filluar prej 2 hektarësh e deri tek ato me sipërfaqe më të vogël prej 44 ari.

Në komunën e Gjakovës në këtë valë të shitjeve ofrohen tri parcela me sipërfaqe prej 3 hektarësh e 60 ari, 98 ari dhe 91 ari, ndërkaq edhe në komunën e Gjilanit për shitje janë tri parcela duke filluar nga sipërfaqja prej 1 hektar e 50 ari, parcela prej 73 ari si dhe prej 21 ari.

Në komunën e Drenasit AKP ka shpallur për shitje gjashtë parcela të tokave bujqësore me sipërfaqe të ndryshme duke filluar prej sipërfaqes 5 hektarësh deri tek sipërfaqja prej 37 ari ndërkaq në komunën e Vushtrrisë ofrohen shtatë parcela me sipërfaqe prej 5 hektarësh deri tek sipërfaqja prej 45 ari si dhe një lokal afarist prej 120 metra katrorë.

Në këtë shitje komuna e Istogut prin me numër të parcelave të vendosura për shitje që janë në total dymbëdhjetë parcela me sipërfaqe të llojllojshme duke filluar prej sipërfaqes 7 hektarësh deri tek sipërfaqja prej 23 ari  dhe një objekt komercial prej 1765 metra katrorë.

Ndërkaq në komunën e Klinës gjithashtu janë vendosur për shitje një numër i madh parcelash të tokave bujqësore duke filluar prej parcelës më të madhe prej 5 hektarësh deri tek ajo më e vogla prej 14 ari.

Në komunën e Deçanit është vetëm një parcelë prej 1 hektarë e 83 ari dhe në komunën e Pejës tri parcela prej 3 hektarësh, dy hektarësh dhe 14 ari si dhe objekti afarist në Pejë me sipërfaqe prej 1765 metra katrorë.

Edhe komuna e Graçanicës ngërthen në vete një numër të madh parcelash për shitje në këtë valë dhe me sipërfaqe të përshtatshme për veprimtari bujqësore dhe biznes. Nëntë parcela duke filluar nga ajo me sipërfaqen më të madhe prej 9 hektarësh deri të ajo më e vogla prej 25 ari.

Tokë të tilla bujqësore për shitje të shpallura nga AKP gjenden edhe në komunën e Podujevës, respektivisht tetë sosh me sipërfaqe prej 4 hektarësh deri tek sipërfaqja prej 22 ari, si dhe në komunën e Malishevës pesë parcela me sipërfaqe prej 9 hektarësh deri tek sipërfaqja 1 hektar.

Në komunën e Prizrenit janë dy parcela, njëra me sipërfaqe prej 5 hektarësh dhe tjetra prej 24 ari dhe në Komunën e Suharekës tri parcela me sipërfaqe prej 3, 2 dhe 1 hektarë.

Për më shumë informata vizitoni ueb faqen:  www.pak-ks.org.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Zaev kritikohet për marrjen e drejtimit të Ministrisë së Financave

Zaev kritikohet për marrjen e drejtimit të Ministrisë së Financave

Socialdemokratët e Austrisë: Pa u hequr taksa, s’ka zgjidhje për problemin Kosovë-Serbi

Socialdemokratët e Austrisë: Pa u hequr taksa, s’ka zgjidhje për problemin Kosovë-Serbi

Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Gjenocidi, fjala e mohuar

Gjenocidi, fjala e mohuar

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”

Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”