Toboganët pranë shkallëve, trendi fundit i shtëpive moderne (Foto)

E publikuar: 16/02/2019 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëshimi me tobogan, zakonisht bëhet rrallë në ndonjë park qyteti apo hapësire dedikuar lojërave.

Të tjerë, mund ta bëjnë pa dalë prej shtëpisë, madje për çdo mëngjes, transmeton Telegrafi.

Në shtëpitë moderne, po praktikohet që pranë shkallëve, të ketë edhe një tobogan, për një argëtim më të madh.

Madje, ky trend i ri nuk po bëhet vetëm në shtëpitë që kanë fëmijë të vegjël, por ku banojnë edhe vetëm të rritur.

“Ngjanë si episod nga ëndrrat e fëmijëve, por jo unë jam rritur dhe më pëlqen ky ndryshim që kam bërë në shtëpi” ka thënë një banor, që instaloi toboganin.

Alternativa e rrëshqitëses, pranë shkallëve monotone, po vazhdon të jetë shumë e kërkuar, si ndonjë element i domosdoshëm shtëpiak. /Telegrafi/