Tjetër tragjedi në Greqi, mbytet një varkë me emigrantë, 6 të vdekur

E publikuar: 27/01/2016 12:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tjetër tragjedi ka ndodhur ka ndodhur në brigjet e Greqisë, teksa një varkë me refugjatë është mbytur, duke shkaktuar 6 të vdekur. Viktimat janë një fëmijë, dy gra dhe tre burra.

Varka me emigrantë në mbyt në pjesën veriore të ishullit Kos, i cili ndodhet fare pranë kufirit me Turqinë. Kufoma e foshnjes u gjet nga autoritetet greke pranë brigjeve të ishullit.

Sipas raporteve të para, në varkë ndodheshin 10 refugjatë që kishin kaluar përmes Turqisë dhe kishin destinacion Greqinë. Rojet bregdetare vazhdojnë kërkimet në det për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë, ndërkohë që në patrullim është edhe një helikopter.

Tragjedi të tilla vijonë prej disa muajsh, ku numri i të mbyturve në ujërat greke ka arritur në qindra.