Tjetër humbje për Wolfsburg, Werder fiton 2-1

E publikuar: 24/02/2017 23:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Wolfsburg “bie” përballë publikut vendas, duke regjistruar humbjen e dytë radhazi në Bundesliga. Skuadra e drejtuar nga Valerien Ismaël, mposhtet me rezultatin 2-1 nga Werder Bremen, me të tre golat që u shënuan në 20 minutat e para të takimit.

Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh, që në minutën e 10 falë rrjetës së Serge Gnabry, i cili 2-fishoi rezultatin vetëm 8 minuta më vonë. Reagimi i “Ujqërve” erdhi vetëm 1 minutë më pas me Borja Mayoral që ngushtoi diferencën, duke krijuar përshtypjen se vendasit nuk do ta pranonin rezultatin. Megjithatë gjithçka mbeti e pandryshuar deri në fund të takimit me Wolfsburg që renditet në vendin e 14 me 22 pikë, ndërsa Werder një pozicion më poshtë me po 22 pikë.