Tite: Kishim ankth dhe presion, nuk jam i kënaqur me rezultatin

E publikuar: 18/06/2018 07:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i përfaqësueses së Brazilit, Tite, ka pranuar gabimet e skuadrës së tij pas barazimit ndaj Zvicrës.

Një gol i Philippe Coutinhos u zhvleftësua nga një gol me kokë i shënuar prej Zvicrës.

Zvicra ishte e pathyeshme në mbrojtje dhe Tite thotë se mënyra e lojës së helvetëve vuri në vështirësi ekipin e tij.

Behrami dhe Neymari gjatë një dueli (Foto: Getty Images)

“Natyrisht se nuk jam i kënaqur me rezutlatin. Ne kemi dashur fitore. Por, ankthi na goditi. Presioni ishte i madh. Na mungoi preciziteti kur kishim mundësinë t’i finalizonim rastet”.

“Disa prej rasteve ishin mjaft të pastra dhe ne është dashur të jemi më precizë”, u shpreh Tite pas ndeshjes në konferencën për shtyp.

Valon Behrami ishte një prej lojtarëve më të mirë duke neutralizuar plotësisht superyllin, Neymar. /Telegrafi/