Tiranë/ Vetëvritet në shtëpinë e shoqes, identifikohet e reja

E publikuar: 25/05/2017 23:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është identifikuar e reja që pak minuta më parë është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i peste i një pallati në Tiranë.

“Gazeta Express” mëson se  reja quhet Enkeda Mullahaj dhe kishte dy ditë që qëndronte në banesën e shoqes se saj N.B nga e cila është hedhur.  Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si Unaza e Re në kryeqytet, ku policia po punon për zbardhjen e kësaj tragjedie.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë mesohet se ka ndodhur rreth orës 22:00, ku një telefonat tek numri i emergjencave 112, ka lajmeruar për një shtetase të rënë nga lartësia, në zonën e Unazës së Re.

Menjëherë janë nisur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se nga kati i 5 i pallatit ishte hedhur shtetasja rreth 30 vjeçe, e cila kishte gjetur vdekjen e menjëhershme.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kryerjes së këtij veprimi vet flijimi. /Gazeta Express/