Tiranë, 21-vjeçares i publikojnë fotot intime në Instagram

E publikuar: 21/04/2016 16:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 21-vjeçare me inicialet V.T ka denoncuar në policinë e Tiranës vjedhjen e fotografive intime që ajo kishte në aparatin e saj celular.

Sipas dëshmisë në polici, persona të panjohur kanë ndërhyrë në llogarinë e saj iCloud të celularit iPhone, duke i marrë fotot.

Këto të fundit më pas janë publikuar në rrjetin Instagram.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar personat përgjegjës për këtë ngjarje.