Tiparet e një lideri të suksesshëm

E publikuar: 19/05/2017 16:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Shkumin Sopjani, aktor
Thuhet se liderët lindin të tillë, mirëpo edukimi dhe arsimimi janë të domosdoshëm, sepse e përforcojnë lidershipin e tyre.

Në politikë, një lider i partisë është zyrtari më i fuqishëm brenda një subjekti politik. Lideri flet për partinë e tyre dhe drejtimin e caktuar politike, duke vepruar si përfaqësues i partisë.

Në politikë, një lider i partisë është zyrtari më i fuqishëm brenda një subjekti politik. Lideri flet për partinë e tyre dhe drejtimin e caktuar politike, duke vepruar si përfaqësues i partisë.

Nëse një politikan i ka të gjitha këto tipare, do të jetë i besueshëm te populli, i cili edhe ia jep besimin. Mirëpo, pasi ta fitojë besimin ai duhet të analizojnë në mënyrë kritike, gabimet e liderit i cili tashmë i ka humbur zgjedhjet.

Në këtë mënyrë ai mund të përmirësohet dhe të arrijë një sërë objektivash. Ai ka përgjegjësinë për marrjen e vendimeve dhe sjelljen e ndryshimeve. Nëse një lider një herë humbë besimin e popullit, ai kurrë nuk mund ta rifitojë respektin dhe vlerësimin e tyre.

Angazhimi i liderit është transformimi i premteve në realitet, në praktikë. Për të arritur në realitet premtimin e dhënë gjatë fushatës zgjedhore, natyrisht një lideri i duhen edhe një gamë e gjerë e këshilltarëve nga të gjitha lëmit.

Lideri nuk duhet kurrë të shqetësohet nëse dikush nga partia tij e ka kritikuar, përkundrazi duhet shqetësuar nëse ai nuk është mësuar me kritika.

Një lideri i duhet guxim, mençuria dhe diplomacia për të marrë një vendim që në të ardhmen mos ta gjykojë gjenerata pasuese. Gjithashtu lideri duhet të ketë aftësi për menaxhimin e një grupi politik i cili mund të ketë edhe mospajtime, dhe duhet të bëjë përpjekje të vazhdueshme qe grupin ta mbajë të harmonizuar. Vetëm harmonia brenda grupit sjellë sukses.

Nëse ka nepotizëm brenda kjo mund të jetë e arsyeshme, mirëpo lideri duhet të arsyetojë këtë nepotizëm me aftësitë profesionale që i ka. Për të pasur një lider të tillë, partitë politike duhet t’i lejojnë fraksionet politike brenda tyre. Patjetër se lideri partiak duhet të zgjidhet me vota brenda elektoratit partiak që i takon.