Tinguj mesjetarë në Kon- katedralen Katolike të Durrësit

16.05.2015 14:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Tinguj mesjetarë në Kon- katedralen Katolike të Durrësit

Gjergj Meta

Tinguj mesjetarë në Kon- katedralen Katolike të Durrësit

 

Një qytet tremijë vjeçar si ai i Durrësit, me një histori ende të pazbuluar krejtësisht, e në pjesën më të madhe e groposur nën betonin e modernitetit, ka ende nevojë të zbulojë rrënjët e tij.

 

Kisha Katolike “Shën Luçia” në Durrës, që gjendet në një nga lagjet më të vjetra të tij, është e angazhuar të rikthejë në identitetin e saj një nga pjesët historike, jo vetëm arkitekturore, por edhe shpirtërore e shoqërore të qytetit. Kjo është arësyeja që herë pas here kjo Kishë, e cila u ndërtua në fund të shek XIX e fillim shekulli XX, së bashku me kompleksin e Arqipeshkëvisë, pret evnimente jo vetëm të karakterit fetar, por edhe kulturor, muzikor e letrar. I fundit ka qenë edhe koncerti i mrekulluesheëm me rastin e ardhjes së papës Françesku që u organizua nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me famullinë e shën Luçisë.

Një nga këto veprimtari është edhe ajo që do të mbahet të djelën me 17 maj në orën 19.00. Eshtë një koncert nga kori toskan me emrin “Cantus Anthimi”.

Ky kor ka linudr pranë Abacisë së shën Antimit në Siena të Italisë nga një grup murgjish Premostratens nën udhëheqjen e mjeshtrit Livio Picotti. Repertori që do të kendojë ky kor është i gjithi i traditës më të mirë të këngës monodike gregoriane e deri te polifonitë e para të rilindjes europiane, nga himni Akathistos te Ildegard von Bingen, muzikë që shkon nga shekulli XI deri në shekullin XV. Një pasuri e vërtetë që luhet në këtë kishëz të vogël të qyteti bregdetar.
Është për t’u përmendur që ky kor po bën një tour në Shqipëri i gjithi me shpenzimet e veta vetëm për të na dhënë ne kënqësinë e dëgjimit të një periudhe muzikore shumë intersante për ne. Kushedi që këto këngë do të zgjojnë brenda nesh ato nota të mbetura në kodet tona gjenetike nga një mesjetë e ndritshme të cilën aq pak e njohim…Print

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Lana Del Rey: Ata që më quajnë antifeministe

Lana Del Rey: Ata që më quajnë antifeministe

Pëson aksident me veturë Ermal Fejzullahu

Pëson aksident me veturë Ermal Fejzullahu

Nxënësi i klasës së parë në Fushë Kosovë, i dedikon mësueses një video emocionuese

Nxënësi i klasës së parë në Fushë Kosovë, i dedikon mësueses një video emocionuese

Ministrja në detyrë Vlora Dumoshi dhe drejtoresha dhe Kryesuesja e Manifesta-s 14 Prishtina, Hedwig Fijen, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit

Ministrja në detyrë Vlora Dumoshi dhe drejtoresha dhe Kryesuesja e Manifesta-s 14 Prishtina, Hedwig Fijen, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit

Nga Kosova kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, 10 teatro anulojnë shfaqjet

Nga Kosova kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, 10 teatro anulojnë shfaqjet

Nis shembja e Teatrit Kombëtar (Foto)

Nis shembja e Teatrit Kombëtar (Foto)

Haxhiu flet për Teatrin Kombëtar: Nuk duhet të ekzistojë Ministria e Kulturës

Haxhiu flet për Teatrin Kombëtar: Nuk duhet të ekzistojë Ministria e Kulturës

Hollywood: Këta janë filmat më të mirë të rreth shëndetit mendor

Hollywood: Këta janë filmat më të mirë të rreth shëndetit mendor

Sonte nga ora 20:00 edhe 4 premiera online të filmave të mbështetur QKK-ja

Sonte nga ora 20:00 edhe 4 premiera online të filmave të mbështetur QKK-ja

”Miss Anglia”: Po e lë kurorën e bukurisë për të punuar si doktoreshë në ndihmë të të prekurve me koronavirus

”Miss Anglia”: Po e lë kurorën e bukurisë për të punuar si doktoreshë në ndihmë të të prekurve me koronavirus

Me propozim të ministres Dumoshi, aprovohet nisma për anëtarësim në EURIMAGES

Me propozim të ministres Dumoshi, aprovohet nisma për anëtarësim në EURIMAGES

Macron: Ne jemi në luftë

Macron: Ne jemi në luftë

Dumoshi e Ahmeti bisedojnë për Shtëpinë e Operës dhe Baletit

Dumoshi e Ahmeti bisedojnë për Shtëpinë e Operës dhe Baletit

Profesioni si liri personale

Profesioni si liri personale

Fituesit në ‘Oscars 2020’

Fituesit në ‘Oscars 2020’

Pesë të lënduar nga aksidenti që ndodhi në rrugën Prishtinë-Gjilan

Pesë të lënduar nga aksidenti që ndodhi në rrugën Prishtinë-Gjilan