The Times: Qeveria britanike e fshehu dështimin e testit bërthamor

E publikuar: 22/01/2017 16:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria britanike e ka fshehur informacionin rreth një testi të dështuar të një rakete bërthamore gjatë qershorit të kaluar, shkruan gazeta “The Times”.

Testi i dështuar ka ndodhur vetëm pak javë para një votimi kyç në parlament rreth financimit të forces raketore “Trident” që do të vendosej në një nëndetëse.

Duke cituar burime anonime në marinën britanike, gazeta shkruan se raketa ka pësuar “dështim katastrofal” ne bregdetin e shtetit federal amerikan të Floridas. Ky është testi i parë bërthamor për Britaninë brenda katër vjetësh.

Burimi i gazetës ka thënë se dështimi ka shkaktuar “panikë në nivelet më të larta të qeverisë dhe ushtrisë”, transmeon rel.

Kryeministrja britanike, Theresa May e cila është votuar në këtë pozitë vetëm pak javë pas këtij dështimi, ka kërkuar nga parlamenti që të miratojë shumën prej 49 miliardë dollarëve për një sistem të ri “Trident”, gjatë votimit që është mbajtur më 18 korrik.

Ajo megjithatë nuk e ka përmendur testin e dështuar gjatë fjalimit të saj në parlament.