Tim Judah: Thaçi kurrë nuk ka qenë në pozitë më të dobët

E publikuar: 30/08/2017 23:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analsiti dhe gazetari britanik Tim Judah ka vlerësuar se bisedimet e Beogradit dhe të Prishtinës kanë “rënë në problem të madh“, porse dialogu nuk ka vdekur veçse është në koma.
Ai, në një intervistë për gazetën beogradase ‘blic” ka thënë se që nga nënshkrimi i marrëveshjeve në vitin 2015, nga katër gjëra, vetëm njëra (numri thirrës për Kosovën), është zbatuar.

Megjithëkëtë, gjatë kësaj kohe ndryshuar edhe konteksti politik, thekson ai.
Ai ka vlerësuar se nga pala serbe Aleksandar Vuçiq kurrë s’ka qenë më i fortë, ndërsa Hashim Thaçi asnjëherë s’ka qenë më dobët.

Judah thekson se dobësi e Thaçit do të thotë se ai do ta ketë të vështirë që pa përkrahej të Parlamentit t’i zbatojë marrëveshjet që janë arritur në Bruksel.
Ata po thonë se po punojnë në fazën e re të dialogut, por në esencë ne s’e dimë se çfarë do të thotë kjo, ka thënë ai.

Megjithatë, nuk pajtohem me kandidatin për kryeministër nga Vetëvendosje Albin Kurti se dialogu është i vdekur, por ai përfundimisht është në koma, ka theksuar ai.

Nesër në Bruksel kryetari i Kosovës i Hashim Thaçi dhe kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, takohen me përfaqësuesen e BE-së për Politikë të Jashtme Federica Mogherini.