Tim Cook fiton bonusin më të lartë në 5 vite

E publikuar: 14/01/2019 13:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me dy javë nga viti i ri, shumica e CEO-ve kanë fituar shumë më tepër sesa pjesa më e madhe e punonjësve mesatarë.

Bosi i Apple Tim Cook është një shembull dhe për 2018-ën ai ka marrë bonusin më të lartë që kur mban këtë pozicion.

Gjatë 2018-ës për një moment Apple kaloi vlerën e tregu 1 trilion dollarë dhe bonusi i Cook shkoi në 12 milion dollarë.

Paga e tij është 3 milion dollarë ndërsa ai zotëron aksione me vlerë 121 milion dollarë.

Sipas Bloomberg bonusi i Tim Cook u rrit sepse të ardhurat u rritën me 16% krahasuar me një vit më parë.

Bonusi më i madh i mëparshëm i Cook ishte 9.3 milion dollarë. /PCWorld Albanian