Tillerson në Myanmar për krizën e pakicës Rohingya

E publikuar: 15/11/2017 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, gjatë një vizite në Myanmar shprehu shqetësim rreth “njoftimeve të besueshme për mizoritë e kryera nga forcat e sigurisë dhe milicia” por tha se sanksionet e gjera ekonomike kundër këtij vendi nuk do të ishin të këshillueshme.

“E kam të vështirë të kuptoj se si do të ndihmonte kjo për zgjidhjen e krizës”, tha zoti Tillerson, duke folur për atë që Kombet e Bashkuara e kanë quajtur “spastrim etnik klasik” ndaj pakicës myslimane Rohingya.

Ai shtoi ndërkaq se sanksionet kundër individëve të caktuar mund të jenë të përshtatshme. Ai komentoi duke patur pranë tij udhëheqësen de facto të Myanmarit, Aung San Suu Kyi.

“Ne duam të shohim që Mianmari të ketë sukses”, tha zoti Tillerson, duke njoftuar se SHBA do të ofrojnë 47 milionë dollarë ndihma për refugjatët Rohingya, duke e çuar totalin në 87 milionë dollarë.

Zoti Tillerson i quajti të tmerrshme imazhet që paraqesin gjendjen e refugjatëve Rohingya.