Tigri i vetëm që shpëtoi nga ‘kopshti më i keq zoologjik’ tani gëzon shëndet të plotë (Video)

E publikuar: 21/12/2018 11:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fotografitë e reja e tregojnë tigrin Laziz, i cili u shpëtua në vitin 2016 nga ‘kopshti më i keq zoologjik’ që tani gëzon shëndet të plotë dhe shëtit i lumtur në rezervatin e ri.

Në fakt, ishte i vetmi që u nxor gjallë prej një kopshti në Gaza të Palestinës, pas një fushate të gjatë, lidhur me kushtet mizore në të cilat jetonin kafshët, transmeton Telegrafi.

Shumë pjesë të kopshtit ishin shkatërruar nga bombardimet si pasojë e konfliktit, ndërsa kafshët raportohet se qëndruan deri në dy muaj me sasi tepër të vogla ushqimi.

Përkundër shëndetit të dobët në fillim, Laziz tani është shumë i shëndetshëm, teksa lëvizë lirshëm në një rezervat të Afrikës së Jugut, që është 1,000 herë më i madh se ai ku jetonte më parë. /Telegrafi/