Tigri i cirkut humbi kontrollin, stërvitësi e largoi me vështirësi nga frika e sulmit prej tigrave tjerë (Video)

E publikuar: 25/09/2018 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shikuesit e një cirku që shfaqej në Chelyabinsk Oblast të Rusisë, mbetën të tmerruar kur një tigër humbi kontrollin dhe kishte dridhje të pandërprera.

Nga frika se mund të sulmohej prej tigrave të tjerë dhe hapësira të përgjakej keq, stërvitësi e tërhoqi për bishti, ndërsa të tjerët i hidhnin kova me ujë të ftohtë, transmeton Telegrafi.

“Kur një tigër është në gjendje të rëndë dhe dobësohet, të tjerët ndihen më të fuqishëm dhe e sulmojnë në mënyrë instinktive”, ka shpjeguar mirëmbajtësi i kafshëve të cirkut.

Madje, e tëra ndodhi kur tigrat që ishin brenda rrethojës, mund ta sulmonin edhe stërvitësin e tyre, i cili nuk e kishte më kontrollin mbi ta.

Në anën tjetër, organizatat që merren me të drejtat e kafshëve, po bëjnë thirrje dhe po ndërmarrin aksione të ndryshme, që të mos shfrytëzohen kafshët nëpër asnjë shfaqje para publikut. /Telegrafi/