Tifozi i Real Madridit bën tatuazh fytyrën e Sergio Ramosit, lojtari fillon ta ndjek në rrjetet sociale (Foto)

E publikuar: 21/11/2017 17:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sergio Ramos, mbetet një nga më të preferuarit e tifozëve të Real Madridit.

Mbrojtësi që është shumë i dhënë pas tatuazheve, ka filluar të ndjekë në Instagram një djalosh, i cili ka bërë tatuazh fytyrën e tij në krah.

I riu ka publikuar fotografinë në profilin e tij dhe ka bërë ‘tag’ kapitenit të Real Madrid, që është edhe idhulli i tij.

Sergio Ramos është i ‘çmendur’ pas tatuazheve.

Ai në trupin e tij ka mbi 30 të tillë, që simbolizojnë secili diçka për jetën dhe të kaluarën e tij.

Ramos në ndeshjen e fundit ka pësuar një dëmtim në hundë dhe nuk do të jetë në ndeshjen ndaj APOEL që zhvillohet sonte.

Mbojtësi do të kthehet pas një ajvë, por do të jetë i detyruar të bartë maskë. /Telegrafi/