Tifozët ta pakënaqur me rezultatet e skuadrës, maskohen dhe sulmojnë lojtarët e Sportingut

E publikuar: 15/05/2018 22:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sporting Lisbona nuk po kalon momente të mira këtë edicion si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Stërvitja e fundit ka qenë një çmenduri totale, pasi në qendrën stërvitore të Sportingut, rreth 50 tifozë ultras të skuadrës kanë sulmuar lojtarët dhe stafin.

Kjo ka ndodhur kur ata ishin duke e kryer stërvitjen.

Tifozët e maskuar

Tifzoët ishin maskuar për të mos i njohur askush dhe kanë goditur me rripa e shkopinj, trajnerin Jorge Jesus dhe disa lojtarë të skuadrës.

Më së keqi e ka pësuar sulmuesi holandez Bas Dost.

Dost i lënduar

Plagë të lehta kanë marrë lojtarët si Acuna, Rui Patricio, Ëilliam Carvalho, Misic dhe Battaglia.

Reagimi i tifozëve ka ardhur pas humbjes së Sportingut 2-1 ndaj Maritimos dhe mbetja jashtë Ligës së Kampionëve për këtë vit. /Telegrafi/