Tifozët rikthehen në stadium prej 10 korrikut

E publikuar: 13/06/2020 15:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi, Milani, por edhe të gjitha skuadrat e tjera të Serisë A, mund të kenë kënaqësinë që të rigjejnë tifozët e tyre nëpër stadiume, duke filluar nga data 10 korrik.Kjo është prapaskena që ka sjellë në vëmendje e përditshmja prestigjioze, “Repubblica”, e cila zbulon detaje të rëndësishme pas mbledhjes së bërë në orët e fundit nga strukturat sanitare italiane.

Sigurisht që nuk do të ketë një dyndje apo stadiume të mbushura në kapacitete maksimale që në fillim, por një përqindje e vogël, nga 10-15 për qind e ndenjëseve të disponueshme nga impiante të ndryshme mund të kenë shumë shpejt vizitorë, në mënyrë që beteja në fushën e lojës të ketë edhe fansat e saj nga shkallët e impianteve.