Tifozët provokojnë Ronaldon duke thirrur emrin e Messit, portugezi reagon në fushë ndaj tyre (Video)

E publikuar: 14/12/2017 10:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kampioni aktual i Evropës, Real Madrid ka siguruar plasmanin në finale të Kupës së Botës për klube.

‘Los Blancos’, kanë marrë një fitore të vështirë ndaj Al Jaziras me rezultat të ngushtë 1-2.

Madrilenët ishin duke humbur pas pjesës së parë, ndërsa një gol i Cristiano Ronaldos dhe një tjetër nga Gareth Bale i dhanë fitoren.

Por ajo që bije në sy në këtë takim ishte provokimi që tifozët i bënë futbollistit më të mirë në botë për vitin 2017, Cristiano Ronaldos.

Cristiano Ronaldo duke festuar golin e barazimit ndaj Al Jaziras (Foto /Getty Images)

Gjatë një momenti në ndeshje, tifozët e Al Jaziras kanë filluar në kor të thërrasin emrin e Lionel Messit, rivalit më të madh sportiv të Ronaldos.

E kjo nuk i ka pëlqyer fare yllit portugez i cili ka reaguar ndaj tyre në fushë.

Kamerat e kanë filmuar Ronaldon duke u kthyer nga tifozët dhe duke bërë me duar.

Gjithsesi, numri shtatë i Real Madridit e dha përgjigjën e duhur duke shënuar një gol të bukur dhe duke ndihmuar skuadrën e tij të arrijë finalen e madhe. /Telegrafi/