Tifozët finlandezë festojnë më shqiponjën dykrenare (FOTO)

E publikuar: 16/11/2019 11:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë Finlanda shënoi historinë pasi kombëtarja e tyre fitoi kundër Lihtenshtajnit me rezultat 3:0 dhe kështu për herë të parë siguruan kualifikimin për Euro 2020.

Të gëzuar me këtë fakt padyshim u panë edhe kosovarët që jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet skandinav, i cili i hapi dyert shumë prej tyre në kohën më të vështirë për popullin tonë.

Jeton Vuçitërna nga Rahoveci është njëri prej tyre, i cili festës së finlandezëve i dha një ngjyrim kombëtar shqiptar.

Në llogarinë e tij të rrjetit social Facebook, ai e ka postuar një fotografi ku shihet duke pozuar me një grup tifozësh të Finlandës, të cilët me duart e tyre krijuan simbolin e shqiponjës dykrenare, ndërkaq tek përshkrimi i imazhit Jetoni ka lënë fjalët: “Sonte finlandezet u kualifikuan në Euro 2020, shprehën dëshirë që në mars edhe ne të festojmë sikur finlandezet”.

Urojmë që dëshira e tyre të plotësohet!